Site icon Telegrafi

Krijojnë grup në Viber për të treguar vendndodhjen e policisë, ndalohen dy të dyshuar

Policia e Kosovës njofton se njësiti i hetimeve ka ndaluar dy të dyshuar meshkuj shqiptarë, të cilët kanë krijuar një grup në Viber dhe në të ishin të anëtarësuar rreth 7000 persona të cilët kanë shpërnda njoftime rreth vendndodhjes dhe lëvizjet e Policisë.

Sipas raportit policor nga të dyshuarit, janë konfiskuar dy telefona të mençur dhe me urdhër të prokurorit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt./Telegrafi/

Exit mobile version