Site icon Telegrafi

Krijoi flamurin e Kosovës me mbulesë të kaltër, Vedati rrëfen arsyen prekës prapa kësaj

Festa e Pavarësisë së Kosovës u festuan në mënyra të ndryshme dhe nga më të veçanta në qytetet të ndryshme në vend.

Festimeve për 17 shkurt iu bashkuan edhe banorët e Big Brother VIP Kosova me të ftuar këngëtaren Leonora Jakupi e cila këndoi hitet e saj brenda shtëpisë së famshme.

Por, një gjest i veçantë ishte ai që banorët bënë gjatë ditës duke krijuar flamurin përmes një mbulesë të kaltër, që u vendos sipër tapetit të verdhë duke prerë hartën e Kosovës në mes duke e bashkuar edhe me yje të bardha.

Vepra e tyre kreative ishte ide e aktorit të humorit, Vedat Bajrami, i cili gjatë spektaklit të mbrëmshëm ka treguar arsyen pse vendosi të krijonte një flamur të tillë.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Vedat Bajrami

“Kur kemi qenë në Bllacë, me mijëra qytetarë nuk kemi pasur qebe dhe më ra ndërmend që dikush e ka një qebe të kaltër. Ishte Gresa, iu afrova me një diplomaci dhe e morra, erdha këtu e shtriva. Por, pse? Për ta kujtuar që në këtë qebe shumë fëmijë e shumë nëna kanë dhënë jetën për Kosovë. Lavdi gjaku i krejt dëshmorëve, fëmijëve, profesorëve, gazetarëve e arsimtarëve dhe e bëra si një simbolik të vogël”, ka thënë Vedati ndër tjera.

Ndërkohë, kujtojmë që e eliminuara e radhës nga shtëpia e BBVK ishte këngëtarja Dafina Dauti. /Telegrafi/

Exit mobile version