Site icon Telegrafi

Krijohet karikaturë për Vladimir Putin, ‘zemërohet’ ndaj Dua Lipës

Dua Lipa (Foto: GettyImages/Guliver/Twitter)

Këngëtarja shqiptare, Dua Lipa, së fundmi ka inspiruar komunitetin e artistëve përmes kampanjës ndaj kompanisë Apple, e cila ka për qëllim vendosjen Kosovën në hartë.

Përpos kësaj, gjatë ditës së sotme (e hënë), ajo ka publikuar një rrjete sociale flamurin ‘Autochthonous’.

Pas kësaj, kanë filluar reagime të shumta, duke u krijuar edhe një karikaturë e veçantë pa autor, e cila ka vënë në thumb Vladimir Putin dhe gazetarin serb të Russi Today, Boris Malagurski.

E në betejën e rrjeteve sociale në mes shqiptarëve dhe aleatëve në njërën anë, dhe serbo-rusëve në anën tjetër, është përfshirë edhe diplomati kosovar Enver Hoxhaj, transmeton KosovaPress.

Ish-ministri i Jashtëm i Republikës së Kosovës para pak minutash ka shpërndarë karikaturën që zbërthen propagandën ruse e serbe, përbri së cilës ka shkruar edhe disa fjalë.

“Këlyshi i Putinit, Malagurski , është në një tjetër mision të dështuar kundër njerëzve të Kosovës. Këtë herë, Putini hyri në llogarinë në Twitter të propagandistit serb dhe mohuesit të gjenocidit”, ka shkruar ai.

Mesazhi i saj është i veçantë, kur “Putin e telefon Malagurskin dhe e pyet nëse e ka ende fjalëkalimin e vjetër të tëitterit, në mënyrë që ta përdorë për ta sharë Dua Lipën”. Malagurski, ka reaguar në twitter i irrituar duke mos fshehur hidhërimin nga këngëtarja shqiptaro-britanike Dua Lipa, duke e krahasuar atë me “përkrahje të terrorizmit”. /Telegrafi/

Exit mobile version