Njëmbëdhjetë vagonët e trenit transportues të cilët rrëshqitën nga hekurudha në Çerkez të Kumanovës gjatë ditës janë larguar nga hekurudha dhe makarave të rënda prej 25 deri në 27 tonë janë larguar pranë rrugës lokale, me çfarë janë mundësuar kushtet për sanimin e hekurudhës e cila deri sonte duhet të aftësohet për trafik, informuan sot kompetentët e NP Hekurudhat e Maqedonisë – Infrastrukturë dhe Hekurudhat e Maqedonisë SHA – Transport.
Shkaku dhe dëmin e shkaktuar për aksidentin paralajmëruan përgjegjësit do ta bëjë të ditur komisioni. Një vagon i këtillë kushtin prej 80 deri 100.000 euro.
Zëvendësdrejtori i përgjithshëm i HM SHA – Transport, Kosta Çikos, tha se të punësuarit në këtë ndërmarrje kanë bërë përpjekje të konsiderueshme për ngritjen e vagonëve të rrëshqitur nga hekurudha. Ai u shprehu falënderim të punësuarve nga SHA Fakom dhe informoi se e kanë huazuar vinçin e tyre, ndërsa falënderim i ka dërguar edhe popullatës vendore.
Ai duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve nuk deshi të spekulojë për shkakun e rrëshqitjes së vagonëve, duke thënë se ka komision profesional i cili pas përfundimit të hetimit do t’i bëjë të ditur arsyet.
Vagonët nga treni transportues, i cili ka qarkulluar në relacionin Tabanoc – Romancë ka rrëshqitur nga hekurudha më 2 korrik afër Çerkezit të Kumanovës. Në aksident nuk ka pasur të lënduar, ndërsa është shkaktuar dëm i konsiderueshëm material.