Një person është arrestuar dje në Belgjikë dhe më pas i është dorëzuar autoriteteve kosovare, pasi që i njëjti kishte kryer një vrasje më 16 maj 2012 në Junik.
“Mahalla Qok, Junik 16.05.2012 – 14:25 – Më 26.01.2022 lidhur me rastin është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar i cili kishte bërë vrasje të rëndë dhe ishte arratisur nga Kosova. I dyshuari është arrestuar në Belgjikë dhe dje i është dorëzuar autoriteteve të Kosovës”, thuhet në raportin e policisë.
Me vendim të prokurorit i njëjti është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/