Site icon Telegrafi

Kreu i UEFA-s mohon ligë rajonale me ekipe të ish-Jugosllavisë

Aleksander Ceferin ka mohuar krijimin e ligës rajonale, e cila do të përbëhej prej ekipeve të ish-Jugosllavisë.

“Tentimi për krijimin e një lige ku do të merrnin pjesë ekipet e ish-Jugosllavisë dhe vendeve tjera të interesuara – nuk ka bazë”, raportohet të ketë thënë kreu i UEFA-së.

Ceferin është cituar të ketë thënë se “prioritet janë garat e brendshme shtetërore, ndërsa për një ligë rajonale debatohet vetëm nëse kërkesa arrin nga federatat përkatëse pjesëmarrëse”.

Kujtojmë se ditë më parë mediat kroate kishin raportuar se Federata e Futbollit e këtij vendi dhe shtatë federata tjera të futbollit kanë në plan të nisin një ligë rajonale për të rinjtë, e cila më pas do të pasohet edhe prej ekipeve të sendorëve. /Telegrafi/

Exit mobile version