Site icon Telegrafi

Kreu i NATO-s iu përgjigj Zelenskyt: Procesi i anëtarësimit nuk ka afat kohor

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, i është përgjigjur sot presidentit ukrainas, Volodymyr Zelenskyt në një konferencë për shtyp në Vilnius.

Lideri ukrainas në prag të arritjes në samitin e NATO-s, me zemërim komentoi faktin se Ukrainës nuk iu dha një afat kohor për anëtarësimin në aleancën më të fuqishme ushtarake në botë.

Lexo po ashtu Zelensky: Absurde nëse Ukrainës nuk i ofrohet anëtarësimi në NATO në samit

“NATO po i ofron Ukrainës një paketë të rëndësishme që përfshin shumë elementë të ndryshëm që do ta ndihmojnë atë vend të fillojë procesin e anëtarësimit në NATO. Kjo është një mbështetje shumë praktike”, tha Stoltenberg, raporton skynews.

“NATO nuk i ka dërguar kurrë një sinjal më të fortë Ukrainës, si politikisht ashtu edhe në nivelin e ndihmës praktike dhe konkrete”, tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s.

Lexo po ashtu Shefi i NATO-s, Stoltenberg: Ukraina do të bëhet anëtare në të ardhmen

“Nëse shikoni të gjitha proceset e mëparshme të anëtarësimit në NATO, ato nuk bazoheshin në afate kohore, por në përmbushjen e kushteve”, tha norvegjezi.

Kujtojmë se Zelensky deklaroi sot se është absurde nëse Ukrainës nuk i ofrohet anëtarësimi në NATO në samitin që po mbahet në kryeqytetin e Lituanisë.

Ndryshe, shefi i aleancës ushtarake tha gjithashtu se mezi pret ta mirëpresë si anëtare të re Suedinë. /Telegrafi/

Exit mobile version