Telegrafi

Kreu i IDF bëri thirrje për gatishmëri për një ofensivë, a po përgatitet Izraeli të sulmojë Libanin?

Ushtria izraelite (IDF) është gjithnjë e më e gatshme për të zgjeruar luftën e saj kundër lëvizjes libaneze Hezbollah në veri të vendit.

“Sot ne miratuam plane të ndryshme për të ardhmen dhe duhet të jemi gati për një ofensivë nëse është e nevojshme. Forcat e Mbrojtëse së Izraelit janë në një nivel shumë të lartë gatishmërie”, tha shefi i shtabit Herzi Halevi gjatë një vizite në komandën ushtarake në veri të qyteti izraelit Safed.

Ushtria izraelite është përleshur me njësitë e Hezbollahut në jug të Libanit, që kur Hamasi sulmoi Izraelin më 7 tetor, transmeton Telegrafi.

Hezbollahu gjuajti raketa në qytetin kufitar izraelit Kiryat Shmona dje, dhe policia izraelite tha se disa ndërtesa u dëmtuan.

Lexo po ashtu Ushtria izraelite shkatërron tunelet në zonën e spitalit të fëmijëve në Gazë

Në fillim të luftës në Gaza, autoritetet zhvendosën dhjetëra mijëra banorë të rajonit verior në brendësi të vendit për arsye sigurie.

Tre persona, duke përfshirë një luftëtar të Hezbollahut, u vranë dje në sulmet izraelite ndaj pozicioneve të Hezbollahut në jug të Libanit, njoftoi agjencia libaneze e lajmeve NNA.

Këto beteja që nga fillimi i tetorit përfaqësojnë konfliktin më serioz ushtarak që nga lufta e dytë libaneze në 2006.

Analistët argumentojnë se të dyja palët po ndjekin ende disa rregulla të pathëna, pasi ato deri tani kanë shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm. /Telegrafi/