Site icon Telegrafi

Kreu grabitje në një institucion financiar, dënohet me 5 vjet burgim dhe 1 mijë euro gjobë

Foto: Ilustrim

Gjykata Themelore në Ferizaj – Departamentit për Krime të Rënda, më 30 shtator 2019, shpalli aktgjykim dënues ndaj të pandehurit R.Sh., i cili sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Ferizaj, akuzohet se në bashkëkryerje ka kryer veprën penale grabitja nga neni 329 paragrafi 3 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës(KPRK).

“Kryetari i trupit gjykues Sahit Krasniqi, pas mbajtës së shqyrtimit gjyqësor fillestar, pranimit të fajësisë nga i pandehuri për veprën penale me të cilën e ngarkon akuza, të pandehurin R.Sh, e gjykoi me dënim burgimi në kohë zgjatje prej pesë (5) vjet dhe dënim me gjobë në shumë prej njëmijë (1.000) euro.

I pandehuri akuzohet së më 17 prill 2019 në Ferizaj, në një prej pikave të ‘Money Gram’,pronar i të cilës është i dëmtuari H.H., i pandehuri R.Sh. së bashku me dy të pandehurit e tjerë C.G dhe G.G të cilët gjendën në arrati, me qëllim të përfitimit pasuror,të maskuar dhe nën kërcënimin e armës kishin hyrë në këtë lokal dhe kanë marrë kasën me para në vlerë prej tetëmijë (8.000) eurove”, thuhet në njoftimin për media.

Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në afat prej pesëmbëdhjetë (15) ditëve nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar. Ankesa i drejtohet Gjykatës së Apelit në Prishtinë, përmes Gjykatës Themelore të Ferizajt. /Telegrafi/

Exit mobile version