Site icon Telegrafi

Kreu i FFK-së, Ademi: Vjosa Berisha ishte shembulli më i mirë i një gruaje të fortë

(Foto: Instagram/vjosab)

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të regjisores Vjosa Berisha, e cila vdiq në moshën 49 vjeçare.

Në vijim postimi i plotë i Ademit:

I trishtë lajmi për ndarjen e hershme nga jeta të regjisores së njohur, Vjosa Berisha.

Ajo ishte shembulli më i mirë i një gruaje të fortë, të suksesshme e shumë profesionale. Vjosa ishte shumë e afërt edhe me futbollin dhe njëra nga anëtaret e para të tifozëve të Kombëtares së Kosovës – Dardanët, e që me idetë e saja kontribuoi për koreografitë e ndryshme, si dhe tërhoqi edhe shumë vajza e gra në stadium që t’i japin mbështetje Kombëtares tonë.

Lexo po ashtu Vdes regjisorja e njohur shqiptare, Vjosa Berisha

Vjosa ishte përplot energji për jetën, teksa dha kontribut të jashtëzakonshëm për vendin nëpërmjet aktiviteteve të shumta të kulturës, artit dhe filmit, prandaj kontributi i saj do të jetë gjithmonë i paharrueshëm”.

I shpreh ngushëllimet më të sinqerta mikut tim, Fatos Berisha, familjeve Berisha e Istrefi, shoqërisë, Dardanëve dhe tërë komunitetit artistik për këtë humbje të madhe.

I përjetshëm kujtimi për Vjosën!

Vjosa Berisha, e cila shquhet për një karrierë të bujshme profesionale, me shumë projekte filmike. ka lënë një boshllëk të madh për miqtë, familjarët e të gjithë ata që e njohur nga afër. /Telegrafi/

Exit mobile version