Është arrestuar i dyshuari i cili më 7 gusht të vitit 2015 në shtetin e Sllovenisë kishte kryer një rast dhunimi.
Arrestimi i tij ka ndodhur dje në bazë të autorizimit të lëshuar nga prokuroria.
“Në bazë të autorizimit lëshuar nga prokuroria kompetente me 11.03.2019 është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, lidhur me veprën penale të dhunimit, i cili dyshohet se ka ndodhur me datën 07.08.2015 në shtetin e Sllovenisë”, thuhet në raportin e policisë.
Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/