Telegrafi

Kreshnique të dielën vjen me “Toksike”

Rap-artisti shqiptar, Kreshnique, është në përgatitje të një projekti të ri muzikor.

Bëhet fjalë për një këngë të titulluar “Toksike”, e cila pritet të publikohet më 21 maj (e diel).

Lajmin e ka bërë të ditur me anë të një postimi që ka shpërndarë me ndjekësit në Instagram.

Foto: Screenshot/YouTube

Anëtari i grupit “P.I.N.T” ka shpërndarë edhe një insert të shkurtër nga klipi për të prezantuar pak nga ajo që do të sjellë.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Kreshnique

“Toksike 21.05.2023”, ka shkruar ai.

Foto: Screenshot/YouTube

Kënga duket se mezi po pritet edhe nga fansat, të cilët kanë reaguar menjëherë në pjesën për komente.

Kreshnique pëlqehet në masë të madhe për vokalin dhe mënyrën e të të interpretuarit. /Telegrafi/