Telegrafi

Kreshnique publikon klipin e këngës “Gjendja”

Kreshnique në klipin e këngës “Gjendja” (Foto: Screenshot/PINT/YouTube)

Pjesëtari i labelit PINT, Kreshnique, e ka lansuar projektin më të ri muzikor që mban titullin “Gjendja”.

Eptan është kujdesur për ‘beat-in’, ndërsa miksimin dhe masterizimin e ka bërë K-Master.

Kënga është shoqëruar edhe me vidoeklip muzikor që është xhiruar me regji të Andi Dautajt.

Projekti është realizim i PINT, ndërsa Erno është kujdesur për vokalin përcjellës të kësaj kënge.

“Gjendja” është në vazhdën e projekteve të reja të Kreshnique që pritet të pëlqehet nga fansat e muzikës së tij. /Telegrafi/