Pjesëtari i labelit PINT, Kreshnique, e ka lansuar projektin më të ri muzikor që mban titullin “Gjendja”.
Eptan është kujdesur për ‘beat-in’, ndërsa miksimin dhe masterizimin e ka bërë K-Master.
Kënga është shoqëruar edhe me vidoeklip muzikor që është xhiruar me regji të Andi Dautajt.
Projekti është realizim i PINT, ndërsa Erno është kujdesur për vokalin përcjellës të kësaj kënge.
“Gjendja” është në vazhdën e projekteve të reja të Kreshnique që pritet të pëlqehet nga fansat e muzikës së tij. /Telegrafi/