Telegrafi

Kreshnik Uka zgjidhet për herë të tretë “Ylli i Javës” në BKT Superligën e Kosovës

Federata e Futbollit e Kosovës së bashku me sponsorin e Superligës, Bankën Kombëtare Tregtare, BKT Kosova, vazhdojnë të ndajnë çmimin “Ylli i Javës”, për lojtarin më të mirë të xhiros.

“Ylli i Javës” për xhiron e 24-t në BKT Superligën e Kosovës është shpallur futbollisti i KF Drenicës, Kreshnik Uka

Për sulmuesin 26-vjeçar kjo është hera e tretë në këtë edicion që e fiton këtë çmim dhe padyshim është ndër më të merituarit për rezultatet pozitive të ekipit kuqezi nga Skenderaj.

Lexo po ashtu Renditja e BKT Superligës së Kosovës pas javës së 24-të: Ballkani mbetet lider, Gjilani afrohet

Ai deri më tash ka realizuar 15 gola, duke u renditur i dyti në listën e golashënuesve.

Uka shënoi dy gola në ndeshjen e fundit kundër Llapit në Podujevë, që u mbyll me rezultat të barabartë 3:3.

Pas këtij barazimi, Drenica mbetet në pozitën e pestë në renditje në BKT Superligën e Kosovës me 32 pikë.

Çmimin “Ylli i javës” për futbollistin e KF Drenica, Kreshnik Uka e ndau Urim Bajgora, IT në BKT.