Mc Kresha dhe Lyrical Son festuan pesëvjetorin e themelimit të labelit PINT në Hangover në Gjakovë.
E ku ka më mirë se të festohet një ditëlindje me rekord?
Një gjë e tillë edhe pritej nga artistët e PINT, të cilët stërmbushën Gjakovën.
Ata festuan pesëvjetorin me një performancë të plotë të hiteve të tyre më të mëdha nga albumi i kaluar “PINT 1” dhe “PINT 2”, ashtu sikurse edhe të albumit të ri “Rapsodët n’Rap t’Sodit”.
Në anën tjetër edhe Hangover u shpall ditë më parë nga OBB si klubi i natës më i mirë në Kosovë.
Event ky që do mbahet gjatë mend nga fansat e PINT në rrafshin e Dukagjinit. /Telegrafi/