Me rastin e festës ortodokse të ”Ujit të Bekuar”, apo siç njihet edhe festa e hedhjes së kryqit, liderë të ndryshëm politik kanë dërguar urimet e tyre për këtë festë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Lideri i Opozitës maqedonase, Zoran Zaev, uron besimtarët ortodoks duke thënë se kjo ditë e lindjes së shenjtë është një mundësi për një jetë të qetë dhe të bekuar, duke uruar që besimtarët ta kalojnë festën me të dashurit et yre, familjarët, të kenë shëndet dhe mirëkuptim të ndërsjellë.
Kryetari i shtetit Gjorge Ivanov uron besimtarët ortodoks duke shtuar se festa e sotme do të na kujtojë në rëndësinë e sekretit të shenjtë të bekimit si një nga shtyllat e krishterimit. Ivanov kërkon që në këtë festë të forcojmë bazat e besimit dhe të vazhdohet me respektimin dhe përkushtimin për paqe.
Shoqata maqedonase ”Ilinden” nga Tirana uron besimtarët ortodoks dhe Kishën Autoqefale të Maqedonisë duke kërkuar që të lutemi dhe të dëshirojmë ditë të mira festive, duke uruar që të na përcjellin mendime të mira, dinjiteti dhe nderimi.
Kryeministri teknik, Emil Dimitriev, uron besimtarët ortodoks duke thënë se besimi në Zot, me shekuj ka qenë forca jonë më e madhe dhe e rëndësishme për t’u përballur me sfidat, për fitore ndaj të keqes, duke na sjellur suksese, përparim dhe të ardhme të mirë.
Përmes rrjetit social Facebook, edhe ish-kryeministri Nikolla Gruevski ka uruar besimtarët ortodoks me rastin e festës së ”Ujit të Bekuar”./Telegrafi/