Krerët e shtetit, përfaqësuesit e partive opozitare, dhe përfaqësuesit e serbëve të Kosovës janë takuar me zëvendës-ndihmës sekretarin e shtetit amerikan, Mathew Palmer.
Siç mëson Telegrafi në këtë takim kanë marrë pjesë kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, kryeministri Ramush Haradinaj, liderët e opozitës, Albin Kurti e Agim Veliu, dhe përfaqësuesit e serbëve të Kosovës, Goran Rakiç dhe Sllobodan Petroviç.
Ndërsa ende nuk dihet tema e cila është biseduar në takim.
Ndryshe zëvendës-ndihmës sekretari i shtetit amerikan, Mathew Palmer po qëndron në Kosovë prej dy ditësh. Palmer ka marrë pjesë dje në ceremoninë e 20 vjetorit të lirisë së Kosovës./Telegrfi/