Përfaqësuesja e Kosovës e ka mbyllur me sukses fazën e grupeve në Ligën e Kombeve.
Dardanët ishin në Grupin 3 të Ligës D ku dolën si lider nga ky grup.
Para se të zhvillohen ndeshjet gjysmëfinale të Ligës së Kombeve, Kosova do të jetë pjesë e kualifikimeve për Kampionatin Evropian Euro 2020.
Kësisoj krerët e Federatës së Futbollit të Kosovës kanë marrë rrugë për në kryeqytetin irlandez Dublin ku do të hidhet shorti të dielën (2 dhjetor) nga ora 12:00.
“Presidenti i FFK-së, Agim Ademi së bashku me sekretarin e përgjithshëm, Eroll Salihu, trajnerin e kombëtares, Muharrem Sahiti dhe menaxherin e kombëtares, Bajram Shala, kanë udhëtuar sot për në Dublin, ku të dielën në orën 12:00, do të bëhet tërheqja e shortit për kualifikimet e Kampionatit Evropian 2020”.
“Në short do të jetë i pranishëm edhe përzgjedhësi Bernard Challandes”.
“Kosova falë suksesit të arritur në Ligën e Kombeve, në këtë short është vendosur në vazon e pestë”, thuhet në njoftimin e FFK-së. /Telegrafi/