Site icon Telegrafi

Krerët e FFK-së ishin mysafirë nderi në finalen e Kupës së Gjermanisë

Drejtuesit e Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) kanë qenë të ftuar si mysafirë nderi në finalen e Kupës së Gjermanisë e njohur si DFB Pokal.

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi dhe sekretari i përgjithshëm Eroll Salihu kanë qenë mysafirë nderi të Federatës së Futbollit të Gjermanisë në finalen e Kupës së DFB-së ndërmjet RB Leipzigut dhe Bayernit të Munihut (0:3), që u zhvillua të shtunën në mbrëmje në stadiumin olimpik në Berlin.

Në këtë finale ishte i pranishëm edhe presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, si dhe personalitete të shquara dhe ish-futbollistë të njohur gjermanë.

Krerët e FFK-së u pritën nga Rainer Koch dhe Rainer Milkoreit, derisa patën edhe shumë takime të aspektit shoqëror në këtë ngjarje vërtetë madhështore dhe të veçantë.

Ndërkohë, sot, krerët e FFK-së po qëndrojnë me komunitetin shqiptar në Gjermani së bashku me përfaqësuesit e FFK-së, vëllezërit Shoshi dhe Fekmi Kongjeli, ku janë të pranishëm edhe shumë personalitete shqiptare që jetojnë e veprojnë në Diasporë, në mesin e të cilëve edhe ish-boksieri i njohur, Luan Krasniqi.

Exit mobile version