Site icon Telegrafi

Krerët e diplomacive të Kroacisë, Austrisë dhe Sllovenisë: Hapat e radhës për Maqedoninë e Veriut varen nga ndryshimet kushtetuese

Foto: Arkiv/Ilustrim

Ballkani Perëndimor duhet të integrohet në Bashkimin Evropian sepse ajo është mënyra më e mirë për stabilizimin e situatës në atë pjesë të kontinentin të Evropës, njoftuan krerët e diplomacisë së Kroacisë, Austria, Sllovenia.

Në një shkrim të përbashkët të publikuar, ministri Gordan Grlic Radman, Aleksandar Shallengerg dhe Tanya Fajo theksuan se agresioni Rus kundër Ukrainës ka bërë BE-në edhe më tërheqëse për vendet e Partneritetit Lindor – Ukrainën, Moldavinë dhe Gjeorgjinë, ndërsa në të njëjtën kohë vendet e nga Ballkani Perëndimor po përballen me kërcënime të paprecedentë ndaj stabilitetit dhe dilema në rritje të politikës së jashtme.

“Është e nevojshme të theksohet se kjo qasje strategjike nuk duhet të nënkuptojë uljen e standardeve për zgjerimin e BE-së. Zbatimi i plotë i reformave mbetet vendimtar”, është mendimi i tre ministrave të jashtëm. Ata gjithashtu sqaruan se cilët hapa konkretë duhet të ndërmerren pa vonesë.

Si hap i parë, ata deklarojnë nevojën që Bashkimi Evropian të hapë negociatat e anëtarësimit me Bosnjën dhe Hercegovinën deri në fund të këtij viti.

E dyta është se Mali i Zi duhet të vazhdojë rrugën e tij reformuese drejt BE-së, e cila varet nga formimi i qeverisë së re në vend, dhe e treta është progresi që duhet të bëhet në negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

“Në Maqedoninë e Veriut, hapat e ardhshëm varen nga aftësia e vendit për të miratuar amendamentet e nevojshme kushtetuese. Rasti i fundit është një kujtesë se vendet anëtare të BE-së dhe vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të luajnë një rol të përgjegjshëm dhe të përmbahen nga prezantimi i problemeve dhe mosmarrëveshjeve dypalëshe që nuk kanë të bëjnë me procesin e anëtarësimit”, thuhet në rubrikën e përbashkët.

Të gjithë pjesëtarët e BE u thërriten në marrëveshje më “kreative” dhe “dinamike” me vendet në bazë të kushteve të drejta dhe rigoroze, por edhe në një lloj integrimi tashmë, për shembull, përmes pjesëmarrjes së ministrave nga rajoni në punën e Këshillit të Punëve të Jashtme të BE-së.

Exit mobile version