Site icon Telegrafi

Krerët e diplomacive të Finlandës dhe Suedisë,Soini dhe Wallström për vizitë në Shkup

Ministrat e punëve të jashtme të Finlandës dhe Suedisë, Timo Soini dhe Margot Wallström javën e ardhëshme do të qëndrojnë nga 9 tetori deri më 11 tetor për vizitë të përbashkët në Shkup, Prishtinë dhe Beograd, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Para vizitës, MPJ finlandeze ka bërë të ditur se të dy vendet përkrahin integrimet europiane të Ballkanit perendimorë duke i vënë theks në bashkëpunimin regjional dhe raporteve të mira fqinjësore.

Në Shkup, të dy kryediplomatët do të takohen me kryeministrin Zoran Zaev dhe ministrin e jashtëm Nikolla Dimitrov, ndërkohë që në Beograd do të takohen me presidentin Vuçiq dhe ministrin e jashtëm Daçiq, derisa në Prishtinë pritet të takohen me zv.kryeministrin dhe ministrin e jashtëm Behgjet Pacolli./Telegrafi/

Exit mobile version