Site icon Telegrafi

“Krenari për mua”, Rama për hapjen e grup-kapitullit të parë të negociatave me BE: Mendoja se do na zbërthenin ‘brinjët’

Në podcastin e radhës kryeministri Edi Rama foli për hapjen e negociatave me Bashkimin Evropian për grup-kapitullin.

Kreu i qeverisë u shpreh se ky hap ishte krenari për të, ndërsa shtoi se është besimplotë se deri në vitin 2030 do të arrihet ëndrra e shqiptarëve, ajo e anëtarësimit në BE, transmeton Tch.

“Është bërë një lehtësim gjigant. Për çdo gjë duhej një mik, një e shkelur syri, një shtypje. Janë bërë 616,830 klikime në portalin digjital e-Albania. Kjo do të thotë shumë më pak hapësirë për korrupsion.

Një tjetër gjë është që ne jemi përpjekur të shohim dhe ecim më para. Në fund të ditës vlerësohemi nga Komisioni Evropian. Duhet të jemi përpara atyre që kanë hapur negociatat më parë në prokurime dhe në disa gjëra të tjera.

Për mua ka qenë një pikë e lartë krenarie pikërisht pika ku unë vuaja stresin që do të ishte një pikë e ulët energjie sepse thosha ‘tani u hapën, do fillojë diagnoza, ekografia, mamografia, i gjithë ai i kompleks analizash i gjithë trupi të vendit përpara se të fillojë negociata e drejtpërdrejt që nisi javën e shkuar dhe që ata do të na zbërthejnë brinjët, si do ta përballojmë ne dhe a e kemi administratën për ta përballuar.

Ky proces më ka dhënë krah dhe energji të rinovueshme për të besuar që do ta arrijmë majën e ëndrrën shumëvjeçare brenda dekadës, 2030 si afati final”, tha Rama.

Exit mobile version