Telegrafi

Krenari i komenton Luanës në fotografinë provokuese (Foto)

Këngëtarja dhe prezantuesja Luana Vjollca këto ditë është duke shijuar disa ditë të mira pushimi në Xhamajka.

Ajo ndodhet atje bashkë me Getoar Seimin dhe motrën, Marina Vjollcën, të cilët janë duke shijuar muajin e mjaltit.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Bukuroshet Shqiptare

Luana, nuk ka hezituar që për fansat e saj në rrjetet sociale, të publikojë disa imazhe ‘të nxehta’ në të cilat shfaqet mjaft atraktive në bikini.

Luana shfaqet mjaft provokuese nga Xhamajka. Burimi i fotos: InstaStory

Në njërën prej fotografive provokuese ku shfaqej me bikini të verdha, Luana kishte shkruar: “Mollë e ëmbël”.

Ndërkohë njëri nga komentuesit mbi fotografi ka qenë edhe Krenar Çoçaj, i cili tash e një kohë aludohet si i dashuri i saj.

Lexo po ashtu Të tjera poza me bikini, Luana vazhdon të pëlqehet nga fansat (Foto)

Ai ka komentuar asaj në fotografi, duke i sugjeruar një tjetër përshkrim për fotografinë e saj: “Bombë nukleare do i ishte përshtatur më shumë si titull, fotografia ime e preferuar”.

Mesa duket, aq ‘e nxehtë’ sa është shfaqur Luana në këtë fotografi, ka ndikuar që Krenari të mendojë për një përshkrim të tillë. /Telegrafi/