Këngëtarja dhe prezantuesja Luana Vjollca vazhdon të mbetet njëra ndër personazhet më të ndjekur në rrjetet sociale.
Ajo është shumë e ndjekur nga fansat e saj, me të cilët shpesh ndan imazhe të shumta nga jeta e saj e përditshme.
Së fundmi, ajo ka vendosur të publikojë një ‘selfie’ mjaft atraktive në rrjetin social Instagram.
Mes shumë komenteve, asaj i ka komentuar edhe i dashuri i saj, Krenar Çoçaj.
Ai i ka shkruar asaj në mbishkrimin e fotografisë një kompliment në gjuhën angleze, i cili ka marrë edhe vëmendjen e komentuesve të tjerë.
“Nuk mund të kërkoj më të bukur se kaq. E ëmbla ime”, ka shkruar Krenari.
Dyshja në fjalë ka tash e sa kohë që mendohet të jenë bashkë, ndonëse ende nuk kanë bërë ndonjë dalje apo deklaratë publike lidhur me këtë çështje.
Luana në ndërkohë ka pohuar se ka nisur punën për projektet e reja, me çka ka paralajmëruar se shumë shpejt mund të sjellë këngën e saj të re. /Telegrafi/