Këngëtarja dhe prezantuesja e njohur, Luana Vjollca, ka nisur punën për një këngë të re, që do ta sjellë së shpejti për fansat.
Këtë gjë, ajo e bëri të ditur përmes një fotografie të publikuar në InstaStory, ku tregonte studion ku po incizohet edhe kënga e saj e re.
Një gjë të tillë e ka bërë edhe Krenar Çoçaj, i cili prej kohësh aludohet se është në lidhje me prezantuesen bukuroshe.
Ky i fundit ka publikuar imazhe nga studio e producentit Shkumbin Nebihu, i cili është duke realizuar këngën e re të Luanës.
Më pas, ka qenë vet producenti i cili ka shpërndarë postimin e Krenarit njashtu në InstaStory.
Duket se Luana merr përkrahje të madhe nga i dashuri i saj, i cili nuk e lë vetëm atë as në studion muzikore. /Telegrafi/