Deklaratat e bëra nga presidenti Joe Biden duke e krahasuar presidentin rus Vladimir Putin me Hamasin janë “të papranueshme”, ka thënë Kremlini.
Gjatë fjalimit të tij mbrëmë, Biden tha se Hamasi dhe Putin përfaqësonin kërcënime të ndryshme, por ” të dy duan të asgjësonjnë plotësisht një demokraci fqinje”, transmeton Telegrafi.
Por komentet që bëri Biden kanë bërë që të reagojë Kremlini nga ku zëdhënësi i tij Dmitry Peskov tha se kjo “retorikë e tillë vështirë se është e përshtatshme për krerët përgjegjës të shtetit”.
“Një retorikë e tillë vështirë se mund të jetë e pranueshme për ne; ne nuk e pranojmë një tonalitet të tillë ndaj Federatës Ruse dhe ndaj presidentit tonë”.
Peskov tha se kërcënimi për qytetarët rusë do të rritet në mënyrë eksponenciale sapo Izraeli të nisë operacionin e tij të pritshëm tokësor në përpjekje për të larguar Hamasin nga Gaza.
Ai nuk deklaroi se kush do ta përfaqësonte Rusinë në një samit të paqes për konfliktin palestinez në Kajro të shtunën. /Telegrafi/