Site icon Telegrafi

Kremlini publikon pamjet nga arkivi – Putin dhe Bush duke vallëzuar në të njëjtën skenë

Në fund të dhjetorit 2019, shërbimi për shtyp i Kremlinit ka publikuar një pjesë të pamjeve nga arkivi, të përbërë nga foto dhe video të ndryshme.

Sipas mediave ruse, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për një arkiv të pamjeve, të regjistruara në mes 2005-2009, njëra prej të cilave tregon presidentin rus Vladimir Putin dhe presidentin e atëhershëm të SHBA-së George W. Bush së bashku, duke vallëzuar një valle tradicionale ruse ‘Sudarynia – Barynia’, me një ansambël popullor.

Pamjet thuhet se u publikuan si një pjesë e një “ngjarjeve” kushtuar mandatit 20-vjeçar të Putinit si president dhe kryeministër rus.

Siç edhe mund të shihet, Putin është regjistruar derisa vallëzonte në një skenë ndërsa Bush vallëzon veçmas pranë presidentit rus, në çift me një pjesëmarrëse femër nga trupa e veshur me një kostum popullor.

Pasi të mbarojë vallëzimi, Putin i puth dorën njërës prej valltareve dhe të dy presidentët, duke qeshur, të kthehet në tryezën ku pret gruaja e Bushit, Laura. /Telegrafi/

Exit mobile version