Telegrafi

Krejt shkaku i Greqisë: Sot është dita më e keqe për bursat që nga viti 2011!

Aksionet në tregjet evropiane sot kanë pësuar rënien më të madhe që nga fundi i vitit 2011, ndërsa më së shumti janë goditur bankat e Evropës jugore, pasi që Greqia ka mbyllur bankat e saja dhe ka futur nën kontroll kapitalin e tyre për shkak të krizës së borxhit.

Indeksi panevropian “FTSEurofirst” është dobësuar për tre për qind, transmeton Telegrafi.

Rënien më të madhe e ka përjetuar indeksi i aksioneve të Portugalisë, PSI-20, e cila pësoi rënie për pesë për qind.

Indeksi gjerman DAX CAC dhe i Francë pësoi rënie me katër për qind, ndërsa indeksi i eurozonës Euro 50 STOKS është dobësuar me një vlerë të ngjashme. Kjo e fundit ra nën nivelin më të ulët që nga fundi i vitit 2011.

Bankat greke do të mbeten të mbyllura gjatë gjithë javës, ndërsa qytetarët që nga dita e nesërme do të jetë në gjendje të tërheqin të hollat nga makinat ATM, përkatësisht vetëm 60 euro në ditë.

Ky kufizim nuk zbatohet për pronarët e kartave të debitit dhe të kreditorët e huaj. Bursa e Athinës edhe sot nuk punon. /Telegrafi/