Me shumë karakteristika si asnjëherë më parë, ora e mençur Apple Watch 6 mund t’ju mbajë të sigurt dhe t’ju paralajmërojë për probleme serioze.
Duke u ndihmuar njerëzve të humbin peshë, grave t’i shpëtojnë shtatzënitë, e deri tek parandalimi i sulmeve në zemër, ora Apple Watch 6 (me zbritje përmes Promo Code “Telegrafi” prej 589.50 euro në 429.50 euro) është bërë sinonim i trajnerit personal e doktorit personal.
Apple Watch mund të jetë “dora juaj e djathtë” duke jua treguar gjërat më të thjeshtë – si p.sh. kur t’i bëni disa hapa apo të ngriteni në këmbë – e deri tek gjërat më të komplikuara, siç është detektimi i ritmeve të çrregullta të zemrës.
Sigurisht se Apple Watch nuk duhet të jetë zëvendësim i doktorit apo ekspertëve tjerë shëndetësorë, por karakteristikat që i ka zhvilluar përgjatë viteve me të vërtetë janë impresive.
Më poshtë i keni disa mënyra se si Apple Watch ju ndihmon të bëheni më të shëndetshëm – e potencialisht mund t’jua shpëtojnë jetën.
BLEJ Apple Watch 6 tani me Promo Code “Telegrafi” dhe përfito zbritje 158 euro!
1. Apple Watch 6 ju paralajmëron nëse keni probleme me zemër
Apple Watch 6 njihet edhe si ora që shumë njerëzve anë e mbanë botës ua ka shpëtuar jetën!
Kjo për shkak se Apple Watch 6 e detekton fibrilacionin atrial (AFib), që është një prej çrregullimeve më të shpeshta të ritmeve të zemrës.
Këto ritme të çrregullta jo gjithmonë janë të rrezikshme, por mund të shpijnë në komplikime mjekësore si sulmi në zemër, mpiksja e gjakut, etj.
Madje, ora në mënyrë të rëndomtë e kontrollon pulsin e zemrës dhe ju lajmëron nëse vëren diçka jo normale.
Ora është shumë e saktë edhe në performimin e EKG-së!
2. Kjo orë e detekton ritmin e ultë dhe të lartë të zemrës
Apple Watch mund t’i detektojë ritmet e larta të zemrës (takikardinë) dhe ato të ulëta (bradikardinë).
Nëse ora vëren ritme të larta apo të ulëta, menjëherë ju njofton.
3. Ora e detekton nëse jeni rrëzuar dhe mund të thërret ndihmën
Apple Watch 6 ka një karakteristikë të quajtur “Fall Detection”, e cila nëse vëren se jeni rrëzuar mund t’i thërret shërbimet emergjente.
Vëmendje: ZBRITJA VLEN VETËM 3 DITË!
4. Ju qetëson në kohëra stresuese
Ka shumë aplikacione meditimi në internet, por nëse keni Apple Watch 6, ju veçse e keni të instaluar një në dorë.
Apple Watch 6 ka aplikacionin “Breathe” i cili ju ndihmon të qetësoheni në çast përmes ushtrimeve të frymëmarrjes që janë dizajnuar për t’ju ngadalësuar dhe për t’ju sjell në moment prezent.
Këtë e konfirmon edhe shkenca që thotë se frymëmarrjet e thella mund ta zvogëlojnë stresin dhe ankthin.
5. Apple Watch i regjistron të gjitha aktivitetet
“Activity Tracking” është prej karakteristikave më të njohura në Apple Watch.
Apple Watch 6 ka unazën e quajtur “Stand Ring” e cila e regjistron se sa shpesh ngriteni në këmbë, sa hapa i bëni, sa kalori i digjni, etj.
Ky aplikacion është bërë me qëllim të ngritjes së vetëdijesimit se aktiviteti fizik e liron stresin, ju bën më të lumtur dhe jua mbron shëndetin.
6. Ju paralajmëron për zhurmën që mund t’jua dëmtojë dëgjimin
Shumicën e kohës, njerëzit marrin trajtim për probleme me dëgjim vetëm kur është bërë vonë. Kjo për shkak se humbja e dëgjimit ndodh gradualisht si kombinim i gjenetikës me faktorët ambientalë, siç është zhurma e madhe.
Apple synon t’i luftojë këta faktorë ambientalë me aplikacionin për zhurmë, i cili i detekton zhurmat e mëdha (mbi 90 decibelë) e që mund t’jua dëmtojnë dëgjimin.
Vëmendje: ZBRITJA VLEN VETËM 3 DITË!
7. E regjistron dhe jep këshilla për ciklin menstrual
Regjistrimi apo gjurmimi i periodave është i rëndësishëm për ta kuptuar më mirë shëndetin tuaj të përgjitshëm.
Ciklet e çrregullta menstruale mund të jenë potencialisht edhe indikatorë të ndonjë problemi siç është sindroma e vezoreve policistike, niveli i ultë i pjellshmërisë, osteoporoza dhe tranzicioni për menopauzë.