Këngëtari i Mentor Mazreku, ka prezantuar për publikun projektin e tij më të ri muzikor.
“Krejt i humbur” mban titullin kënga e tij e re, e cila është e zhanrit baladë.
Muzika dhe teksti janë punuar nga vet këngëtari, gjersa producent i këngës është Gëzim Lazri nga Diverse Music.
“Krejt i humbur” vjen në kanalin YouTube edhe me një klip mjaft të veçantë, i cili i përshtatet tematikës së këngës.
Ana vizuale i është besuar produksionit Retina. /Telegrafi/