Site icon Telegrafi

Krejt çka ndodh në protestën në Butel (Foto/Video)

Në mesin e turmave të protestuesve janë vendosur njësitet speciale policore të cilat po ndajnë dy grupet të cilët janë në distancë disametra, informon INA. Policia ka bllokuar të gjitha hyrjet dhe daljet që çojn drejt vendit ku është paraparë vendosja e kryqit.

Policia po mban në kontroll situatën. Siç mësohet protestuesit e tubuar janë kryesisht nga lagja e Radishanit, ndërsa shumica prej tyre mësohet se janë aktivistë të VMRO-DPMNE.

Situata po shkon drejt eskalimit të mundshëm dhe se priten zhvillime dramatike gjatë orëve në vijim. Tensionet janë shtuar pasi që protestuesit e BDI-së kanë kërkuar që të anulohet vendimi për vendosjen e kryqit, derisa nga komuna e Butelit kanë theksuar se nuk heqin dorë nga kjo, pasi që bëhet fjalë për vendim legjitim.

Siç shihet edhe në videon më poshtë ka filluar edhe përplasja në mes policisë dhe maqedonasve të cilët duan të largojnë tendat e BDI-së të cilët protestojnë për ngrijen e kryqit në Butel.

Para tendave është vendosur edhe një autoblindë nga policia.Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti ka bërë thirrje që protestuesit të kthehen në tenda dhe të mos dalin në rrugë./Telegrafi/

Gjithashtu lexo: Vrangalla: Një polic i lënduar, gazetarët të rrezikuar nga protestuesit! (Foto)

Siç shihet edhe në videon e plotë më poshtë ka pasur edhe përleshja në mes policisë dhe maqedonasve të cilët duan të…

Posted by Telegrafi Maqedoni on Friday, March 4, 2016

 

SITUATË E TENSIONUAR!DETAJET: http://telegra.fi/T14la5

Posted by Telegrafi Maqedoni on Friday, March 4, 2016

Exit mobile version