Site icon Telegrafi

Krejt Bernabeu u tall me Piquen, këndojnë “Se Queda” duke ironizuar atë për largimin e Neymar (Video)

El Clasico kthyes i Superkupës së Spanjës ishte i përkryer – natyrisht nga këndvështrimi i madrilenëve.

Klubi mbretëror shënoi një tjetër fitore spektakolare në shtëpi ndaj Barcelonës me dominim të madh.

Dhe, në një moment gjatë ndeshjes Gerard Pique u largua nga loja, e kjo nuk kaloi aq thjeshtë.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth Barcelonës

Zëvëndësimi i tij me Semedon u shoqërua me këngë në kor nga 90 mijë tifozët në Camp Nou, të cilët brohoritën “Se queda”.

“Se queda”, që në shqip do të thotë “ai qëndron”, është fjalë e përdorur nga Pique në një postim në Twitter me një foto bashkë me Neymarin.

Të gjithë e dimë se çka ndodhi pas këtij postimi në Twitter i cili ende nuk është fshirë, pasi Neymar kaloi te PSG për 222 milionë euro.

Dhe, kjo nuk ka mundur të kalojë pa u tallur i gjithë Bernabeu me Piquen dhe postimin e bërë prej tij, kur ky u largua kokë ulur në drejtim të stolit për t’u zëvëndësuar me Semedon.

https://twitter.com/RMadridVids/status/897991781614268416

Vërtet një tallje spektakolare, të cilës Pique do të mundohet t’i hakmerret në dhjetor në El Clasicon e La Ligas i cili zhvillohet po ashtu në Bernabeu. /Telegrafi/

Exit mobile version