Site icon Telegrafi

Kreditë e këqija 7.5 për qind

Niveli i kredive të këqija në Kosovës ka arritur në masën prej 7.5 për qind, edhe pse në krahasim me vendet e rajonit Kosova qëndron mirë me kthimin kredive të marra në bankat komerciale.

Krahasuar vitin 2015 me vitin 2014 kur kreditë e këqija ishin 8.3 për qind, paraqet një ulje të kredive të këqija për 1.8 për qind.

Zyrtarët e Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), kanë treguar për Telegrafin se trendi i nivelit të kredive të këqija ka një rënje.

“Niveli edhe ashtu i ulët i kredive joperformuese shënoi rënie të mëtejme, duke rënë në 7.5 përqind në gusht 2015 nga 8.3 përqind sa ishte në gusht 2014”, ka thënë zëdhënësi i BQK-së Besnik Kada.

Ai ka treguar se deri më t ani numri të kredive të lëshuara shkon në 459 mijë kredi, shkruan Telegrafi.

“Gjithsejtë totali i kredive aktive është 458 mijë e 903 kredi të lëshuara si hua, mbitërheqje, garancione. Shuma e kredive në sektorin bankar në muajin gusht 2015 evidentohet 1.965 miliard euro, ndërsa e depozitave 2.649 miliardë euro”, ka treguar zëdhënësi Kada. /Telegrafi/

Exit mobile version