Site icon Telegrafi

Kreatori suharekas tregon këshillën jetësore që e mori nga Kanye West

Kreatori i njohur i modës Ludo Lee, i cili është një ndër shqiptarët e suksesshëm në Zvicër, shpesh herë ka qenë shumë pranë yjeve botëror, për shkak të punës së tij.

Ai ka me mijëra fansa të cilët djekin vazhdimisht kreacionet e tij të reja me anë të rrjeteve sociale.

Së fundi, Ludovik Tunaj ka publikuar një fotografi në llogarinë personale në Instagram teksa shihet krah reperit amerikan, Kanye West.

Suharekasi me këtë rast ka pohuar se ka marrë një ndër këshillat më të mira kohët e fundit, të cilat ia ka dhënë bashkëshorti i Kim Kardashian.

“Vendose Zotin në rend të parë dhe kur nuk do të mbetesh i fundit”, kujton sugjerimin që i kishte dhënë producenti muzikor.

Ndryshe, Lee është edhe mik i familjes Jenner/Kardashian si dhe ka shoqëri me shumë yje botërore dhe shqiptare. /Telegrafi/

Exit mobile version