Telegrafi

Kreacioni i Lia Stubllës në para-ndejën e BAFTA Awards 2022

Patricia Bright (Foto: Getty Images)

Nuk janë tashmë të pakta rastet kur në tapetin e kuq të eventeve të famshme mund të shohim kreacione të dizajnerëve vendorë.

Ky është rasti i dazajneres kosovare, Lia Stublla, e cila ka realizuar veshje për emra të njohur të arenës ndërkombëtare.

Së fundmi, ajo realizoi fustanin e influencueses së famshme britanike, Patricia Bright, në para-ndejën e çmimeve BAFTA Awards 2022.

Influencuesja e cila ndiqet nga mbi 1.2 milionë ndjekës në rrjetin social Instagram, ka ndarë me ta disa fotografi nga kjo paraqitje.

Lexo po ashtu Ndahen çmimet BAFTA 2022 - "The power of the dog" fiton çmimin kryesor

Fustani i zi me një detaj vjollcë në anën e majtë, e bëri bukuroshen Patricia që të dukej mjaft tërheqëse dhe elegante.

Vet Lia publikoi në faqen e saj zyrtare në Instagram disa fotografi të influencueses me këtë kreacion, i cili është komentuar për mirë në para-ndejën e BAFTA Awards, të organizuar nga “Lancome”. /Telegrafi/