Liridon Krasniqi ka vazhduar me formë të lartë në Malajzinë e largët.
Mesfushori nga Kosova po tregon që është duke kaluar formë të jashtëzakonshme ku ditë më parë fitoi edhe trofeun e Super Kupës në Malajzi.
Në ndeshjen hapëse në elitën e futbollit në Malajzi, Krasniqi ka qenë titullar si gjithnjë për skuadrën e tij Kedah.
Kedah triumfoi 3-2 ndaj Sarawak FA për ta nisur me fitore edicionin e ri në Malajzi.
Krasniqi asistoi në golin e parë dhe të tretë për skuadrën e tij.
Edhe pse është duke kaluar nëpër një formë të lartë, Krasniqi nuk është grumbulluar nga Përfaqësuesja e Kosovës.
Në ndeshjen ndaj Islandës ai është i nevojshëm për trajnerin Bunjaku pasi mungon mesfushori Enis Alushi. /Telegrafi/