Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, përmes një postimi në Facebook, ka komentuar për dialogun e zhvilluar në Bruksel ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
“Pala e Kosovës atje me palën serbe zhvilloi dialog – komprometues, ndërsa pala serbe zhvilloi dialog të fortë. Ata nuk dhanë asgjë, ndërsa morën gjithçka!”, ka shkruar Krasniqi.
Krasniqi ka komentuar se “ka ndodhur kështu se Delegacioni i Kosovës, ishte delegacion “femre” dhe jo vetëm pse fillimisht u udhëheq nga një femër, por edhe kur u “udhëheq” nga i “forti”, nuk u vërejt asnjë ndryshim, përkundrazi, komprometimi u thellua”.
Postimi i plotë i Krasniqit në rrjetin social:
“Dikush edhe mund të thotë se: Alternativë e dialogut është konflikti?! Dhe më ketë mendon se e ka “zbuluar Rrotën”! Gjersa të gjithë e dimë se ka dialog e dialog. Ka dialog të fortë, të balancuar dhe dialog të butë.
Këtu natyrshëm duhet të shtrohet pyetja: Në Bruksel pala e Kosovës çfarë bisedimesh zhvilloi?
Nuk mund të thuhet se dialogu ishte i balancuar dhe as i butë, se për të fortin e udhëhoqi pala serbe. Pala e Kosovës atje me palën serbe zhvilloi dialog – komprometues, ndërsa pala serbe zhvilloi dialog të fortë. Ata nuk dhanë asgjë, ndërsa morën gjithçka!
Pse ndodhi kjo?
Ka ndodhur kështu se Delegacioni i Kosovës, ishte delegacion “femre” dhe jo vetëm pse fillimisht u udhëheq nga një femër, por edhe kur u “udhëheq” nga i “forti”, nuk u vërejt asnjë ndryshim, përkundrazi, komprometimi u thellua. Kompremitimi u thellua sa edhe u shpall jo kushtetues, kur delegacioni u udhëheq nga trashëgimtari i pacifizmit.
Kështu më në fund në bisedimet e Brukselit u bënë bashkë i “forti” me të butin dhe e “dhiten punën”. Se për t’i ikur “konfliktit” u deshtë të përm… deri në fyt qeveritarët tanë!
Por, krejt në fund, nuk kemi si mos ta shtrojmë një pyetje: Të “fortët” e të butet tanë të Brukselit, po të dialogonin për interesat e tyre personale, siç i kemi parë shpesh, pa dyshim që do të zhvillonin dialog të fortë dhe nuk do ta eliminonin as konfliktin si alternativë.
Ndodh kështu se këta njerëz nuk kanë emocione politike për shtetin!” (sic), ka shkruar Krasniqi.