Site icon Telegrafi

Krasniqi tregon pse Haradinaj pranoi postin e Kryeministrit nga PDK-ja

Kryetari i Këshillit Kombëtar të NISMA-s për Kosovën Jakup Krasniqi thotë se koalicioni me PDK-në ishte i pashmanghshëm.

Krasniqi ka thënë se PDK ia ofroi postin e kryeministrit Haradinajt dhe kjo ishte një ‘ofertë që nuk refuzohet’

“Ne ishim në koalicion parazgjedhor me AAK, kur PDK-ja ia afroj postin e Kryeministrit Ramush Haradinajt, ky i fundit e pranoi ofertën e Kryetarit të PDK-së, Kadri Veselit. Te gjitha partitë politike që garojnë në zgjedhje, qëllim e kanë ardhjen në qeverisje. Prandaj një ofertë e tillë edhe nuk mund të refuzohej nga kandidati i mundshëm për Kryeministë”, ka thënë Krasniqi, në një intervistë për Express.

Ai ka folur edhe për emërtimin që po u bëhet koalicionit PDK-AAK-NISMA, si ‘krahu i luftës”.

“Nuk ka më mirë se të marrësh pjesë në luftën për liri. Turp është mos pasja gatishmëri për të luftuar për liri”, ka thënë Krasniqi.

Exit mobile version