Site icon Telegrafi

Krasniqi: T’i thuhet stop ndjekjes kriminale ndaj çlirimtarëve

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës për Kosovën, Jakup Krasniqi, ka thënë se konfirmimi i dënimeve për rastet ‘Drenica 1’ dhe ‘Drenica 2’ përbën “goditje të rëndë për idenë e lirisë, të çlirimit dhe të drejtësisë”.

Nëpërmjet një shkrimi në faqen e tij në Facebook, Krasniqi ka vlerësuar se drejtësia në vend është “në luhajë”.

Postimi i plotë i Krasniqit:

“Kohë më parë shkrova për konfirmomin e rastit Drenica “2”. E njejta mund të thuhet edhe për Drenica “1”. Te njejten po e përserisë ne një formë më të shkurtër.

Drejtësia në luhajë!

Konfirmimi i dënimeve për rastin Drenica 1 e 2, është goditje e rëndë për idenë e lirisë, të çlirimit dhe te Drejtësinë.

Drejtësi po, për të goditur çdo veprimtari kriminale te pas luftës, çdo formë të korrupsionit apo forma tjetra të trafikimit, por jo dënimin e çlirimtarëve me dëshmi të rrejshme e dëshmitarë te yshtur nga politika antikombëtare e anti çlirimtare!

Është koha e fundit për t’i thënë stop çdo forme te ndjekjes kriminale ndaj çlirimtarëve! Ndjekje që nuk pushuan tash e 17 vjet në Kosovë e jashtë sajë!”, (sic.), ka shkruar Krasniqi. /Telegrafi/

Exit mobile version