Telegrafi

Krasniqi, Thaçi po shitet francez

Kryetari i Këshillit Kombëtar i Nismës për Kosovës, Jakup Krasniqi, në një postim në ‘Facebook’ ka thënë se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, po sillet si presidenti i Francës. Kjo pasi që sjelljet e Thaçit janë duke mbikëqyrur veprimet e kryeministrit dhe ministrave.

“Kemi republikë parlamentare a presidenciale

Kosova është vend i çudirave! Pak kush e kryen punën e vet, secili vrapon ta grabis pushtetin që nuk i takon! Pushtetin që e ka e harron ose e len diku pas dere! Presidenti ceremonial i Republikës Parlamentare, sillet si Presidenti i Republikës Franceze i cili nën pushtetin e tij e ka Kryeministrin dhe Ministrat e tij! Presidenti ynë sillet si ai francez, ndonëse Kushtetuta nuk ia jep atë fuqi, por interesin e vendit nuk e mbron si ai Francës. Ky, i yni e mbron demarkacionin me Malin e Zi edhe pse ka humbur rreth 8300 hektarë të tokës?! Kryeministri ynë edhe pse Kushtetuta ia jep përgjegjësinë kryesore për mbrojtjen e Republikës, ai i është futur nën tutelë Presidentit?! Nejse, ai është rritur nën tutela!

Në gjithë ketë mes, një gjë mbetet e pa shpjegueshme, si arritën këta “kundërshtarë” të shpallur për “vdekje”, të mirëkuptohen për të ngushtuar territorin dhe për të bërë jo funksional shtetin – Republikën e Kosovës me “Zajednicen”. Çfarë halli apo interesi i bëri bashkë? Një gjë është e sigurt, interesi i kombit dhe i shtetit, nuk i ka bërë bashkë! Diçka i ka bërë bashkë! Mbrojtja e lëkurës së tyre!

Kur mbrohet lëkura personale, Republika mbetet pa mbrojtje! Kështu Kosova vazhdon me sui generisa” (sic.), ka shkruar Krasniqi, në një shkrim dërguar mediave.