Telegrafi

Krasniqi takon Shefen e EULEX-it në Kosovë, bëjnë thirrje për zgjedhje të lira dhe demokratike

Kryetari i Këshillit Kombëtar të NISMA-s, Jakup Krasniqi, ka pritur sot në takim Shefen e Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), Alexandra Papadopoulou.

Gjatë këtij takim mes kryetarit të Këshillit Kombëtar, Jakup Krasniqi, dhe shefes së EULEX-it, në Kosovë, Alexandra Papadopoulou, është biseduar për situatën politike në vend, kryesisht për zgjedhjet e 11 qershorit.

Të dy bashkëbiseduesit u dakorduan për të dërguar mesazhin tek qytetarët për zgjedhje të lira, të drejta, dhe demokratike, madje thirrje të tillë kemi bërë edhe në zgjedhjet e kaluara, por edhe tani, sepse vetëm zgjedhjet korrekte përcaktojnë të ardhmen e qytetarëve dhe të vendit./Telegrafi/