Site icon Telegrafi

Krasniqi takon Lajçakun në Bruksel: Dialogu Kosovë – Serbi duhet të përfundojë me njohje reciproke

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, në kuadër të vizitës së tij zyrtare në Bruksel, ka takuar përfaqësuesin special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi dhe Ballkanin Perëndimor, Miroslav Lajçak.

Në një postim në Facebook, lideri i PDK-së ka njoftuar se me emisarin Lajçak kanë diskutuar për zhvillimet e fundit në pjesën veriore të Kosovës, situatë për të cilën nevojiten veprime të përgjegjshme politike.

“Emisarit Lajçak i ritheksova qëndrimin për një marrëveshje përfundimtare Kosovë-Serbi, me njohjen reciproke në qendër dhe e cila garanton anëtarësimin e Kosovës në OKB. Integrimi euro-atlantik i Kosovës është rruga e vetme përpara, për të cilën, unë dhe Partia Demokratike e Kosovës mbesim thellësisht të përkushtuar!”, shkruan Krasniqi.

Përveç në Bruksel, lideri i PDK-së, Memli Krasniqi në kuadër të vizitës së tij zyrtare gjatë javës do të qëndrojë në edhe në Washington.

Exit mobile version