Telegrafi

Krasniqi takon ambasadorin Hovenier: Raporti i Kosovës me SHBA-në është i shenjtë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka takuar këtë të premte ambasadorin amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, në rezidencën e këtij të fundit.

Pas takimit, Krasniqi ka thënë se raporti i Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës është i shenjtë.

Lexo po ashtu Pas takimit më Kurtin, Hovenier: Nuk mund të them se ia kam ndryshuar qëndrimin për veriun

“Raporti i Kosovës me SHBA-në është i shenjtë, i pazëvendesueshëm dhe i përhershëm. Diskutime të frytshme dhe miqësore me ambasadorin amerikan, Jeffrey Hovenier, sot, gjatë një dreke pune në rezidencën e tij”, ka shkruar i pari i PDK-së në Facebook.

Ndryshe, Hovenier një ditë më parë ka takuar edhe kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, të cilit ka thënë se nuk ka arritur t’ia ndryshoj qëndrimin për situatën në veri./Telegrafi/