Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka njoftuar se ka takuar sot ambasadorin e ri amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier.
Krasniqi ka shkruar në Facebook se me ambasadorin kanë diskutuar për tema të ndryshme në raport me zhvillimet aktuale politike në vend.
“Ambasadorin Hovenier e sigurova se Partia Demokratike e Kosovës, si lidere e opozitës, do të jetë gjithmonë e gatshme që të jap kontributin e saj për temat e interesit nacional, e veçanërisht në fuqizimin e mëtejmë të raporteve Kosovë-SHBA”, ka shkruar Krasniqi.
Postimi i plotë:
Kënaqësi ta pres në takim Ambasadorin e ri amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier. Ambasadorit Hovenier i urova mirëseardhje në Kosovë dhe, ashtu si deri sot, i ofrova të gjithë bashkëpunimin e Partisë Demokratike të Kosovës.
Bashkë diskutuam edhe për tema të ndryshme në raport me zhvillimet aktuale politike në vend. Ambasadorin Hovenier e sigurova se Partia Demokratike e Kosovës, si lidere e opozitës, do të jetë gjithmonë e gatshme që të jap kontributin e saj për temat e interesit nacional, e veçanërisht në fuqizimin e mëtejmë të raporteve Kosovë-SHBA.
Po ashtu, me Ambasadorin Hovenier diskutuam shtruar për prioritetet e përbashkëta strategjike në fushat e qeverisjes së mirë, zhvillimit ekonomik dhe integrimit Euro-Atlantik.
Ambasadorin Hovenier e falënderova për mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-ve ndaj Kosovës në të gjitha fushat. /Telegrafi/