Telegrafi

Krasniqi takoi Lajçakun, i përsërit qëndrimin e PDK-së se dialogu duhet të mbyllet me njohje reciproke

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka pritur sot në takim Përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak.

Gjatë këtij takimi Krasniqi me Lajçakun diskutoi për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi gjatë takimit me emisarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak/ FOTO: Memli Krasniqi-Facebook

Kreu i PDK-së ka bërë të ditur se në këtë takim ia ka përsëritur ndërmjetësit evropian qëndrimin e PDK-së për dialogun.

“Zotëri Lajçak më informoi rreth zhvillimeve të fundit në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë dhe hapave të mëtutjeshëm që pritet të ndërmerren. Atë e njoftova me qëndrimet e pandryshuara të PDK-së për procesin e dialogut, i cili duhet të përmbyllet me marrëveshje finale dhe njohje reciproke mes Kosovës dhe Serbisë”, tha Krasniqi. /Telegrafi/