Site icon Telegrafi

Krasniqi: A do ta linçojë Vetëvendosja Shpendin pse “shkoi” në PDK?

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës për Kosovën, Jakup Krasniqi, ka komentuar në Facebook pas publikimit të një fotografie, ku shihet nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Shpend Ahmeti, bashkë me Presidentin Hashim Thaçi, kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama dhe ministrin e PDK-së, Blerand Stavileci, gjatë një ndeshjeje basketbolli në kryeqytetin e vendit.

“A do ta linçojnë Shpendin pse ‘shkoi’ në PDK?”, ka pyetur Krasniqi në një shkrim të tij në faqen e tij në Facebook.

Ai ka thënë se është shumë i interesuar të dijë se si do ta shpjegojë VV-ja fotografinë e Ahmetit.

Lexojeni të plotë postimin e Krasniqit:

“Çka do të thonë dhe si do të veprojnë, aktivistet e rinj e të vjetër të VV-së për ketë fotografi të një anëtari të devotshëm të VV-së, Shpend Ahmetit?

Shpendi le të më falë, por jam shumë i interesuar të di sesi VV-ja do të shpjegoj ketë fakt.

Dihet se VV-ja ditë më parë, për një fotografi të tillë, krejt të rastësishme me Thaçin, vërshoj mediat, me akuza se unë përfundova në PDK-në e Thaçit, më të cilën fotografi më bënë një linçim publik.

Tani bash me intereson shumë, ta di sesi do të veprojnë aktivistet e vjetër me aktivistet më të ri të VV-së?! Çfarë mjete do të përdorin për t’i bërë një linçim publik Shpendit?!”

Exit mobile version