Site icon Telegrafi

Krasniqi: Shumë zell për kacafytje ndërshqiptare?!

Ish–kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se debatet ndërshqiptare që po zhvillohen kohëve të fundit, nuk janë në interesat e kombit a të dy shteteve shqiptare.

Ai ka shkruar se, shqiptarët e tjerë, veç “gardianëve” të kombit të cilët janë në garë për primat politikë në politikat rajonale, nuk kanë pse te zhyten në debatin e shpifur.

Postimi i plotë Krasniqit:

Shumë, shumë zell për kacafytje nder shqiptare?!

Veprimet e shqiptarëve te Kosovës në të kaluarën edhe mund të kuptohen disi, pse kishin oreks të mirë të flisnin kundër Shqipërisë, pasi edhe kishin interes të avancoheshin në politikë, t’i mbanin familjet e fëmijët e tyre etj. Po sot, cili është interesi i disa shqiptarëve t’i ndjekin qeveritarët e sotëm në politikat e mjerimit, te një zelli kundër Shqipërisë?!

A është interesi i ndonjërit për t’u ngritë në politikë apo për të menduar vetëm e vetëm për familjet e fëmijët e tyre a të ndonjë vesi tjetër të mbetur nga e kaluara e afërt?

Hyrja në politikë në kohën e sotme duhet të bëhet kryekreje për interesa publike! Për interesa vetëm familjare ka shumë fusha të tjera të angazhimit profesional a biznesor.

Mendimi i politikanëve të djeshëm apo të sotshëm, vetëm e vetëm për familjen e fëmijët e tyre a pozitën vetjake politike e mbytë çdo angazhim të djeshëm a të sotshëm për kombin dhe atdheun. Madje i rrezikon të arriturat e kombit në përgjithësi e të Kosovës në veçanti.

Shqiptarët e tjerë, veç “gardianëve” të kombit te cilët janë në garë për primat politikë në politikat rajonale, nuk kanë pse te zhyten në debatin e shpifur?! Gjithsesi, kjo nuk është duke u bërë për interesat e kombit a te dy shteteve shqiptare!

Po na bëhet ves, kacafytja nder shqiptare!

Exit mobile version