Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate, Jakup Krasniqi është pajtuar me deklaratat e ambasadorit O’Connell, duke thënë se liria nuk do të na vinte, pa luftën tonë shekullore, ndonëse kishte edhe përpjekje për të vazhduar loja e miut me macen, si në filmat vizatimor.
Përmes një shkrimi në Facebook, Krasniqi ka thënë se, pajtohet plotësisht me ambasadorin O’Connell.
“Me ketë konstatim të Ambasadorit britanik, njeriu nuk ka si mos të pajtohet. Është më shumë se i saktë. As liria nuk do të na vinte, pa luftën tonë shekullore. Kur ne u bëmë gati për jetë a vdekje, erdhi edhe ndihma ndërkombëtare. Ndonëse kishte edhe përpjekje për të vazhduar loja e miut me macen, si në filmat vizatimor. As shtetin e së drejtës nuk na e bëjnë të tjerët”, shkruan Krasniqi.
Postimi i plotë i Krasniqit pa ndërhyrje
PAJTOHEM PLOTËSISHT ME AMBASADORIN O’CONNELL
Ambasadori britanik, Ruari O’Connell paska thënë:
“Jo, mos keni shpresë hiç, asnjë pikë shprese, për ndërhyrje ndërkombëtare. Kosova është shtet i pavarur. Nuk ka rast në botë që janë rregulluar problemet e një vendi, të krimit të organizuar dhe korrupsionit, duke i pritur të huajt për t’i bërë punët tuja . Askush nuk ka me ta ndreqë shtëpinë, duhesh me bërë vetë. Bene vetë. Por, ne do të vazhdojmë të kërkojmë përmirësime, sepse krimi i organizuar në Kosovë na dëmton neve dhe nuk e pranojmë më. Dhe nëse ka vullnet politik për të ndryshuar gjerat, qoftë nga kjo qeveri qoftë nga një qeveri tjetër, ne do të jemi pranë politikanëve që me të vërtetë dëshirojnë të luftojnë krimin dhe korrupsionin”.
Me ketë konstatim të Ambasadorit britanik, njeriu nuk ka si mos të pajtohet. Është më shumë se i saktë. As liria nuk do të na vinte, pa luftën tonë shekullore. Kur ne u bëmë gati për jetë a vdekje, erdhi edhe ndihma ndërkombëtare. Ndonëse kishte edhe përpjekje për të vazhduar loja e miut me macen, si në filmat vizatimor. As shtetin e së drejtës nuk na e bëjnë të tjerët.
Veç kësaj Ambasadori i MB, Ruari O’Connell, meriton një mirënjohje edhe për shëtitjen që bëri dje në Vushtrri me të shpëtuarit nga Krimet e Gjenocidit serb!
Faleminderit zoti Ambasador!