Site icon Telegrafi

Krasniqi: Shkëmbimi i territoreve me Serbinë – pas njohjes së ndrësjellë

Kryetari i Këshillit Kombëtar nga Nisma Socialdemokrate, Jakup Krasniqi, ka thënë se ideja për shkëmbim të territoreve midis Kosovës dhe Serbisë, mund të vendoset në tavolinën e diskutimeve, vetëm pas njohjes së ndërsjellë.

Ai këto komente i ka bërë në emisionin Blic Interview, duke shtuar se një ide e tillë, pas normalizimit të marrëdhënieve midis dy vendeve, nuk pengohet as nga konferenca e Helsinkit.

“Kosova do të duhej të njihej dhe të normalizoheshin marrëdhëniet me Serbinë në kufijtë që është shpallur Pavarësia”.

“Pas njohjes së ndërsjellë midis dy vendeve, nëse ka vullnet pastaj për t`u bërë ndonjë ndryshim edhe konferenca e Helsinkit nuk e pengon ndryshim e kufijve me marrëveshje paqësore”, tha Krasniqi.

Exit mobile version